← Kthehu te Ballina
Sport 08/10/2026 19:46

U operua në zemër, mësohet se kur do të kthehet në fushë McTominay

U operua në zemër, mësohet se kur do të kthehet në fushë McTominay

Scott McTominay, 29 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zemër në shtator.Një muaj më vonë, mesfushori është rikthyer në fushën e futbollit.

Ndërhyrja kirurgjikale e McTominay u zhvillua në Mançester më 8 shtator. Ishte një procedurë ablacioni një operacion minimal invaziv për të korrigjuar një ritëm të parregullt të zemrës.

Procedura ishte e suksesshme dhe 30 ditë më vonë, McTominay tani është rikthyer në stërvitje me ekipin e klubit Napoli.

Të mërkurën, skocezi iu nënshtrua testeve që treguan se është i aftë të kthehet në stërvitje me ekipin, pasi u stërvit më vete gjatë rikuperimit të tij.

McTominay humbi Ligën e Kombeve me Skocinë gjatë muajit kur ishte jashtë fushave, dhe para kësaj katër ndeshje me Napolin.

29-vjeçari luajti për herë të fundit më 30 gusht kur Napoli humbi në shtëpi ndaj Comos. Ai u zëvendësua në minutën e 56-të.

Napoli do të përballet me Frosinone të shtunën.

Reklamë