U godit me plumb gome, Shehaj ndan detaje mbi gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i riu që u godit me plumb gome në sy.
Shehaj ka bërë me dije se Erjoni ka përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale, dhe së shpejti do t’i nënshtrohet tjetrës, transmeton
“U informova te Trauma si është gjendja e Erjonit, 28-vjeçarit që policia e goditi pabesisht me plumb gome në sy. Takova mjekët dhe familjarët. Erjoni i është nënshtruar një operacioni, do ketë nevojë edhe për një tjetër. Përgjegjësit e kësaj dhune do japin llogari para ligjit, me Edi Ramën në krye” tha Shehaj.
Vishkulli, 28 vjeç, u godit me plumb gome në sy, gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Protestuesit u munduan t’i japin ndihmën e parë, me syrin që i gjakoi.
Në solidarizim me të kanë dalë shumë figura të njohura, sidomos për faktin që ai udhëhiqte tifo-grupin e kombëtarës kuq-e-zi.
Të rejat Lexo më shumë
Kosova importon 6-fish më shumë se sa eksporton, mbi 643 milionë euro për mallra në shtator
Mbahet akademi përkujtimore në Winterthur të Zvicrës për heroin Abedin Rexha – “Sandokani”
Victoria’s Secret i tregon modelet ashtu siç janë: Fotografitë pa retushim zbulojnë bukurinë e trupit natyral