U arrestua nën dyshimin se nxorri dokumentet zyrtare nga zyra e regjistrimit civil në Leposaviq, policia jep detaje
Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Leposaviq.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil. Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
Të rejat Lexo më shumë
AGSH: Të paktën 37 incidente ndaj gazetarëve brenda një jave, sulmohen gazetarët e Reuters dhe ekipi i A2 CNN
Çerdhja e re në Gjakovë drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 120 fëmijë
Lojtari që peshonte mbi 251 kilogramë rikthehet pasi humbi 100 kilogramë - Brenao flet për jetën, vështirësitë dhe futsallin