Lajme
14/10/2026 21:45
Turma në Hong Kong presin në radhë për të parë një pikturë të Van Gogh-ut, e cila shfaqet për herë të parë pas 60 vitesh
Një pikturë e artistit të famshëm holandez Vincent van Gogh, e cila nuk është ekspozuar publikisht për më shumë se 60 vjet, ka tërhequr turma vizitorësh në Hong Kong.
Vepra, e titulluar Châtaigniers en fleurs (Gështenjat në lulëzim), është ekspozuar para se të dalë në ankand këtë fundjavë në Nju Jork.
Van Gogh e realizoi pikturën në fshatin francez Auvers-sur-Oise, rreth dy muaj para vdekjes së tij në vitin 1890.
- YouTube www.youtube.com
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s vlerëson se vepra mund të shitet për rreth 180 milionë dollarë, ose afërsisht 155 milionë euro.
Nëse arrihet kjo shumë, piktura do të vendoste një rekord të ri për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të Van Goghut.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovicë të Ferizajit
Sport
PSG-ja po e “shkel” Cityn, shënohet edhe goli i tretë
Politikë
Joshua Huck merr drejtimin e Misionit Amerikan në Greqi, zëvendëson ambasadoren Kimberly Guilfoyle
Politikë