Lajme
03/11/2026 11:31
Turbullira e ujit ndërpret përkohësisht furnizimin në qytetin e Vitisë dhe tri fshatra
KRU “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për shkak të turbullirës së ujit në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Letnicë.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja prek qytetin e Vitisë dhe fshatrat Ramnishtë, Drobesh dhe Gërmovë.
KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se për rikthimin e furnizimit me ujë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të kompanisë.
Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në tejkalimin e kësaj situate.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet
Sport
Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit, Juventusi shqyrton përfshirjen e tij në Ligën e Evropës
Lajme
Me doreza boksi dhe kostum special, ky qen u bë ylli i Halloween-it
Politikë