Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën e tij pas zgjedhjeve presidenciale në Brazil, ku fitoi presidenti i majtë në detyrë, Luiz Inácio Lula da Silva. Trump i cilësoi sot zgjedhjet si një proces “të turpshëm”.
“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”, deklaroi kreu i shtetit amerikan gjatë një bisede me gazetarët, duke e përshkruar situatën gjithashtu si “të turpshme”.
Kandidati konservator i mundur, Flávio Bolsonaro, i cili u largua nga Brazili dhe mbërriti në SHBA dje, refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Senatori, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, aleat i Donald Trump, ka denoncuar atë që e cilëson si “manipulim të zgjedhjeve”. Ai ka deklaruar gjithashtu se synon të udhëheqë opozitën nga territori amerikan.
Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, u mposht të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve nga kandidati i majtë Luiz Inácio Lula da Silva. Rezultati u konsiderua i papritur, pasi në raundin e parë Bolsonaro kishte dalë përpara rivalit të tij.
Të rejat Lexo më shumë
Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë
Shpenzuan 484 milionë euro, Milan, Juventus dhe Fiorentina pa rezultate
Dogana ndalon 120 telefona celularë në të “zezën”, ky është Mobi Shopi që u zunë