Trump shqyrton mundësinë që SHBA-ja t’i bashkohet Arabisë Saudite në sulmet kundër Houthëve
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në sulmet e Arabisë Saudite kundër rebelëve Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani. Deklarata vjen pas një serie sulmesh të fundit dhe ofensivës së gjerë të nisur nga një koalicion i udhëhequr nga Riadi.
I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do t’i bashkohej operacioneve ushtarake saudite kundër grupit rebel, Trump nuk e përjashtoi këtë mundësi.
“Mund të ndodhë, do ta shqyrtojmë”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se vendimi mund të merret shpejt.
“Do të marrim një vendim, ne veprojmë shumë shpejt”, deklaroi ai, transmeton
Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë intensifikuar së fundmi operacionet kundër Huthëve në Jemen, duke hapur një fazë të re të përballjes me grupin që mbështetet nga Teherani.
Përfshirja e mundshme e SHBA-së do ta zgjeronte rolin amerikan në këtë konflikt dhe mund të ndikonte në përshkallëzimin e tensioneve mes Uashingtonit dhe Iranit. Megjithatë, Trump nuk dha detaje për natyrën e mundshme të ndërhyrjes dhe as për afatin kohor të një vendimi.
Deri më tani, deklaratat e presidentit amerikan tregojnë vetëm se administrata e tij po e shqyrton këtë mundësi, pa konfirmuar nëse forcat amerikane do të marrin pjesë drejtpërdrejt në sulmet saudite.
Të rejat Lexo më shumë
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Prishtina – Dukagjini, ndeshja që e mbyll javën e tetë në Superligën e Kosovës
Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës