Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se së shpejti do të vendosë nëse do të vazhdojë luftën kundër Iranit, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e nisën në shkurt me qëllim parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se po shqyrtonte nëse do të vazhdonte sulmet për të siguruar që programi bërthamor i Iranit të ndalet përgjithmonë. Në të njëjtën kohë, ai shprehu dëshirën e tij për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm të Iranit, por nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve të reja.
Pas një takimi me këshilltarët e sigurisë kombëtare, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin arritur gjithçka që donin të arrinin në Iran dhe se tani do të vendosnin për hapat e mëtejshëm.
Portali amerikan Axios raportoi, duke cituar një zyrtar të qeverisë amerikane, se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) po përshpejton përgatitjet për vazhdimin e mundshëm të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë në Iran, por se ende nuk ka marrë urdhra të rinj nga Uashingtoni.
Ndërmjetësit kanë qenë në Teheran disa herë kohët e fundit për bisedime dhe vetë Trump foli për përparimin e mundshëm në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.
Të rejat Lexo më shumë
Sot pritet të miratohet buxheti i Komisionit hetimor rreth vrasjes së Arlinda Zekajt
Dogana zbulon mallra falso në vlerë mbi 70 mijë euro
Kaos në trafikun ajror europian nga kërcënimet me bomba, “shtohet frika për luftë hibride” – Moska mohon se është e involvuar