← Kthehu te Ballina
Politikë 09/10/2026 23:32

Trump emëron sekretaren e re të shtypit

Trump emëron sekretaren e re të shtypit

Presidenti Donald Trump njoftoi se ka zgjedhur Katie Zacharian si sekretare të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Paraprakisht, Katie ishte spikere në Fox News, CNN dhe Newsmax.

Ajo tani merr përsipër rolin nga Karoline Leavitt, e cila po i bashkohet Fox News si kontribuese.

Zacharia aktualisht shërben si këshilltare e lartë komunikimi në “Trump Media & Technology Group”, i cili operon rrjetin Truth Social.

E lindur në Kaliforni, më parë shërbeu si zëdhënëse dhe zëvendësndihmës sekretare për çështjet publike në Departamentin e Sigurisë Kombëtare për dy muaj, nën drejtimin e ish-sekretares Kristi Noem.

Zacharia ka shërbyer gjithashtu si këshilltare e përgjithshme në “Fix California”, një grup konservator avokimi politik i themeluar nga aleati i Trumpit, Richard Grenell.

Reklamë