Tri raste të dhunës në familje dhe kanosjes në Klinë e Pejë, tre persona dërgohen në mbajtje
Tri raste që lidhen me dhunën në familje, lëndimin e lehtë trupor dhe kanosjen janë raportuar në Klinë dhe Pejë, ndërsa në të tria rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti i parë është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 16:40, në Klinë. Sipas raportit policor, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
"Klinë / 01.11.2026 – 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, më 31 tetor, rreth orës 06:00. Edhe në këtë rast, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar, si pasojë e së cilës ka pranuar tretman mjekësor".
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti mbetet në procedurë hetimore.
"Pejë / 31.10.2026 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.Ndërkaq, një rast i kanosjes dhe dhunës në familje është raportuar gjithashtu në Klinë, më 1 nëntor, rreth orës 23:30", thuhet në raport.
Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e kanosjes ndaj një viktime mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.
"Klinë / 01.11.2026 – 23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje".
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.
Të rejat Lexo më shumë
Për të gjashtën ditë kërkohet drejtësi për Arlindën, vazhdojnë protestat kundër femicidit në Prishtinë
Ukrainasit morën njoftime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike pas një "sulmi kibernetik"
Pse Haaland e ka Instagramin e kaltër?! Ylli i Manchester Cityt fiton një çmim interesant