‘Trepça’ investon qindra mijëra euro për ngarkues nëntokësorë
E Martë, 03 Nëntor 2026 17:12
Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka planifikuar të furnizohet me ngarkues të rinj nëntokësorë, të cilët do të shërbejnë për ngarkimin dhe bartjen e xehes në hapësirat nëntokësore të minierës.
Për këtë qëllim, ndërmarrja ka zhvilluar një aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e të cilit ishte 690 mijë euro, raporton
Sipas të dhënave të publikuara në njoftimin për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është shpallur kompania “Segment Kosova” SH.P.K., me ofertë në vlerë prej 688 mijë e 900 eurosh.
Në garë për këtë kontratë kanë qenë gjithsej tre operatorë ekonomikë.
Furnizimi është paraparë të realizohet përmes një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Kontrata është dhënë më 2 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 6 nëntor.
Përmes këtij furnizimi, Trepça synon të sigurojë pajisjet e nevojshme për procesin e ngarkimit të xehes në minierat e saj.
Të rejat Lexo më shumë
Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhet: Ku do të shkojë pjesa më e madhe e parave?
Britania konfirmon përjashtimet nga rregullat e reja të emigracionit, infermierët dhe punëtorët e kujdesit mund të marrin qëndrimin e përhershëm pas pesë vjetësh
Riorganizim në Policinë e Kosovës pas rastit të Arlinda Zekajt, ja kush u emërua në pozitat e reja