Trepça ‘hap’ kuletën, jep kontratën gjashtëshifrore për makineritë nëntokësore
Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka shpallë tender rreth 140 mijë euro për furnizimin me motorë dhe pjesë rezervë për makinat nëntokësore.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik që ka fituar tenderin është LEXALKO SH.P.K., me seli në Lipjan.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 141 mijë e 950 euro, ndërsa ajo është dhënë për 138 mijë e 200 euro, rreth 3 mijë e 750 euro më pak se shuma e parashikuar, raporton
Në procedurën e prokurimit, e cila është zhvilluar e hapur, janë pranuar gjithsej katër tenderë. Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Furnizimi është paraparë për nevojat e Minierës me Flotacion në Stantërg, ndërsa marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Sipas dokumentit, data e dhënies së kontratës është 19 tetor 2026, kurse nënshkrimi i saj është planifikuar për 23 tetor 2026.
Të rejat Lexo më shumë
Muriqi starton nga e para sot ndaj Slavia Pragës
Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen
Edukatorja keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në një kopsht në Fier, nëna e tij e rreh