← Kthehu te Ballina
Sport 02/11/2026 19:08

Trepça 89 i kthehet “dashurisë së vjetër”, e rikthen ikonën e skuadrës si trajner!

Trepça 89 i kthehet “dashurisë së vjetër”, e rikthen ikonën e skuadrës si trajner!

Shpëtim Idrizi kthehet në krye të shtabit teknik të KF Trepça’89, duke marrë drejtimin e skuadrës si kryetrajner, sipas njoftimit që ka bërë klubi me një positim në rrjetin social Facebook!

“Disa histori nuk përfundojnë kurrë, ato thjesht vazhdojnë të shkruhen!

Nga fusha e blertë si futbollist, te vija anësore si trajner, Shpëtim Idrizi ka qenë pjesë e historisë dhe identitetit të klubit tonë.

Sot, kjo histori vazhdon me një kapitull të ri!

Me kënaqësi njoftojmë rikthimin e Shpëtim Idrizit në krye të shtabit teknik të KF Trepça’89, duke marrë drejtimin e skuadrës si kryetrajner.

Një emër i njohur për familjen tonë, që rikthehet aty ku ka lënë gjurmë, me përkushtimin, përvojën dhe ambicien për të arritur objektivin tonë të përbashkët, rikthimin e KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës!

Mirë se u riktheve në shtëpinë tënde, profesor!”, shtoi klubi!

Reklamë