Tre vjet nga sulmi më vdekjeprurës i Hamasit në Izrael
Tre vjet nga sulmi më vdekjeprurës terrorist në historinë e Izraelit.
Në orën 06:29 të mëngjesit – në të njëjtën kohë kur nisi sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 – izraelitët në mbarë vendin qëndruan në heshtje.
Në Kibbutzin Kfar Aza, flamuri u ul në gjysmështizë, ndërsa banorët ndezën qirinj në kujtim të të vrarëve.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij po ashtu ndezën qirinj përkujtimorë.
Në një plazh në Tel Aviv u vendosën rreshta figurash që përfaqësojnë viktimat e sulmit, së bashku me shifrat tragjike: 1,163 të vrarë dhe 251 persona të marrë peng.
Në qendër të qytetit, një fontanë u ngjyros me të kuqe dhe u rrethua me fotografi të personave të vrarë dhe të rrëmbyer.
Ceremoni të veçanta përkujtimore po mbahen edhe në vendin ku u zhvillua festivali Nova, pranë Re’im, ku u vranë qindra njerëz.
Të rejat Lexo më shumë
Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale
FC Malisheva me ofertë zyrtare për Pep Guardiolan, paga me bonuse shkon mbi 1 milion euro
Wirtz nuk po bind te Liverpooli, legjenda gjermane e sheh në një tjetër gjigant evropian