Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima
Mëngjesin e sotëm, IndeksOnline raportoi ekskluzivisht për të shtëna me armë zjarri në drejtim të disa personave, në Deçan.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe togeri Sheremet Elezaj, duke bërë me dije se tre persona të dyshuar janë arrestuar.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në fshatin Strellc i Epërm, sakaq shënjestër i të shtënave ishin 4 persona.
“Pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj, madhorë si dhe është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja fisheku. Si pasojë e të shtënave nuk është raportuar për persona të lënduar”, deklaroi Elezaj.
Ai bëri me dije se aktualisht janë duke vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”, tha Elezaj.