Trajneri Bunjaku publikon listën e Kosovës U19
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
“Dardanët” e rinj do të përballen me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin, në ndeshjet që do të zhvillohen në Skoci, shkruan
Kosova do ta nisë këtë cikël kualifikues më 11 nëntor, me ndeshjen kundër Belgjikës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Excelsior” në Airdrie, nga ora 12:00.
Në takimin e dytë, më 14 nëntor, Përfaqësuesja kosovare do të përballet me Skocinë në stadiumin “Broadwood” në Cumbernauld, me fillim nga ora 20:30.
Ndërkaq, ndeshjen e fundit në këtë fazë, Kosova U19 do ta luajë më 17 nëntor kundër Kazakistanit, në stadiumin “Excelsior” në Airdrie, nga ora 16:00.
Të rejat Lexo më shumë
Shqiptarja Mira Murati po ndërton një gjigant të AI, kompania e saj mund të vlejë 40 miliardë dollarë
Kosova i bind edhe dy top talentë nga Bayern Munichu, Lamar Rama dhe Florent Krasnqi marrin ftesat e parë
Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit