← Kthehu te Ballina
Lajme 01/11/2026 14:02

Tragjike: Gjenden të vdekur një burrë dhe një foshnjë në një shtëpi në Demiraj

Tragjike: Gjenden të vdekur një burrë dhe një foshnjë në një shtëpi në Demiraj

Dy persona, një burrë 27-vjeçar dhe një foshnjë, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 1 nëntor, rreth orës 08:47.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, raporton

Pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorinë, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Reklamë