← Kthehu te Ballina
Lajme 09/10/2026 18:01

Tragjedia në Gjilan/ Ky është dorasi dhe viktimat, dikur së bashku në një tavolinë

Tragjedia në Gjilan/ Ky është dorasi dhe viktimat, dikur së bashku në një tavolinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.

Burimet e IndeksOnlinë kanë mësuar se viktimat janë vëlla e motër, Nafije dhe Egzon Bogujevci nga fshati Livoq i komunës së Gjilanit.

Dorasi është burri i Nafijës, Valon Ramushi i cili dyshohet se ka shtënë me armë drejt viktimave.

Nga informacionet fillestare të siguruara nga redaksia dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Kosovvës ka bërë të ditur se një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e spitalit të Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar motivin dhe për të dokumentuar rastin.

Reklamë