Tragjedia babë e bir në Pogragjë/ Remzi Arifi ende në arrati
E diela ishte e kobshme për familjen Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Bajram Arifi. Për vrasjen e tij dyshohet babai, Remzi Arifi, 53-vjeçar, i cili edhe disa ditë pas ngjarjes vazhdon të jetë në kërkim të policisë, shkruan
Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së familjes, ndërsa rrethanat në të cilat u vra i riu dhe motivet që mund të kenë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura.
Që nga e diela, kur ndodhi vrasja, i dyshuari nuk është arrestuar. Autoritetet janë duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Deri më tani, nuk ka informacione të tjera të detajuara lidhur me rastin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta.
Rasti i rëndë ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Të rejat Lexo më shumë
Anderson, ylli i Man Cityt që mund t’i hapë probleme PSG-së
Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses - humbin jetën dy të moshuarit
Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore të pasurisë së pajustifikueshme