← Kthehu te Ballina
Lajme 02/11/2026 00:02

Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën

Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat i tipit “Learjet 60” është rrëzuar në një zonë të banuar pranë Cresthaven, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimit të TMZ-së, avioni është rrëzuar të dielën rreth orës 12:50, sipas kohës lokale, duke u përplasur pranë një rruge dhe duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri, transmeton

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur avioni bie me hundë drejt tokës, ndërsa pas përplasjes shihet një zjarr i madh dhe një gropë e krijuar në rrugë.

Closer footage of the plane that crashed diving in nearly vertically near Mar-A-Lago Florida about an hour ago. Note this happened less than 10 miles away from where POTUS is staying and air defense systems were deployed and heightened. https://t.co/AkZsSU9N2C

— Stellar Man (@stellarman22) November 1, 2026

Avioni ishte nisur nga Austin i Teksasit dhe kishte destinacion Bahamasin.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka konfirmuar se të nëntë personat që ndodheshin në bord kanë vdekur.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.

BREAKING: Plane crashes in Palm Beach. County, Florida; fire and debris field seen. The plane type or any casualties are unknown at this time. https://t.co/Hf4wq3ooUZ

— Noteworthy News (@newsnoteworthy) November 1, 2026

Reklamë