Tragjedi në Ekuador, kryqi bie mbi priftin gjatë meshës, humb jetën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri ra mbi të gjatë mbajtjes së meshës.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 17 tetor, në kishën “Our Lady of Perpetual Help”, teksa ceremonia fetare po transmetohej drejtpërdrejt në internet, shkruan TMZ, transmeton
Prifti Patricio Alfredo Sánchez Molinari ishte duke udhëhequr meshën pranë altarit, kur kryqi i vendosur në murin pas tij u shkëput papritur dhe e goditi rëndë. Pamjet e transmetimit tregojnë momentin e incidentit, ndërsa besimtarët reagojnë të tronditur dhe nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, prifti ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te komuniteti fetar dhe te personat që e ndoqën transmetimin drejtpërdrejt.
Vdekja e tij u konfirmua nga Arqidioqeza e Guayaquil-it, e cila shprehu ngushëllime për familjen, të afërmit dhe komunitetin fetar ku shërbente prifti.
Shkaqet që çuan në shkëputjen dhe rënien e kryqit ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.