Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë - të paktën 21 viktima
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit.
Autoritetet kanë konfirmuar viktimat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të Senegalit, varka e njohur hasi vështirësi në zonën e Kebemerit, në veriperëndim të vendit.
Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm një person të mbijetuar, ndërsa kërkimet në det vijojnë.
Në reagimin zyrtar, qeveria senegaleze shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe nderoi kujtimin e personave që humbën jetën në këtë tragjedi.
Gjithashtu, autoritetet riafirmuan angazhimin për të luftuar rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës së emigrantëve, duke theksuar se do të bashkëpunojnë edhe me vendet fqinje për të parandaluar ngjarje të tilla.
Tragjedia e fundit rikthen në vëmendje rreziqet e mëdha me të cilat përballen emigrantët që tentojnë të kalojnë Oqeanin Atlantik drejt Evropës.
Të rejat Lexo më shumë
Publikohen pamjet - forcat amerikane godasin një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi “ekuipazhi shpërfilli paralajmërime të përsëritura”
Hasani shënon, por nuk mjafton/ Kayserispor mposhtet
Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash