← Kthehu te Ballina

Trabzonspor në shënjestër Virgil van Dijk-un

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Trabzonspor në shënjestër  Virgil van Dijk-un

Trabzonspor ka vënë në shënjestër mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të mediave turke si Fotomaç dhe A Spor, drejtuesit e klubit nga Deti i Zi synojnë ta bindin yllin holandez t’i bashkohet skuadrës si pjesë e një projekti ambicioz.

Për të ardhmen e Van Dijkut dhe interesimin e klubeve kishin njoftuar më herët edhe burimet italiane, ku gazeta “La Gazzetta dello Sport” kishte raportuar mbi situatën e kontratës së tij te Liverpooli dhe emrat e klubeve që ndjekin zhvillimet rreth tij.

Sipas raportimeve të A Spor, Trabzonspor është duke monitoruar nga afër edhe pista të tjera në Angli dhe po zhvillon kontakte për disa emra të njohur. Ndërkohë, fakti që mbrojtësi holandez i afrohet përfundimit të kontratës me Liverpoolin e ka kthyer atë në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve./IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme