← Kthehu te Ballina
Sport 10/10/2026 20:46

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Manchester Unitedi dhe Tottenhami kanë ndarë pikët në “Old Trafford”, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 1-1, shkruan

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi në minutën e 73-të, me golin e shënuar nga Mbeumo.

Megjithatë, Tottenhami nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutat shtesë, me Solanken.

Tottenhami luajti me një lojtar më pak nga minuta e 78-të, pas kartonit të kuq të Bentancur, por kjo nuk e pengoi të largohej me një pikë nga “Old Trafford”.

Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi renditet në vendin e 12-të me gjashtë pikë, ndërsa Tottenhami gjendet në pozitën e 18-të me tri pikë.

Reklamë