Politikë
10/11/2026 16:02
Toshkovski: Edhe zyrtarët po gjobiten nga kamerat e “Safe City”
Ministra, drejtorë, zyrtarë dhe përfaqësues të kishës janë mes personave që kanë marrë gjoba nga sistemi i kamerave “Safe City”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se të gjitha gjobat janë paguar, pavarësisht nëse shkeljet janë bërë me automjete zyrtare apo private.
Duke folur për rezultatet e sistemit, Toshkovski theksoi se kamerat nuk bëjnë dallime mes qytetarëve dhe bartësve të funksioneve publike.
Ai shtoi se gjatë një viti e gjysmë të fundit nuk ka pasur përpjekje për ndërhyrje në raste konkrete të kundërvajtjeve në trafik.
Sipas ministrit, zbatimi i “Safe City” ka dhënë rezultate edhe në sigurinë rrugore, duke kontribuar në uljen për 30 për qind të numrit të viktimave në aksidente trafiku.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit 20-milionësh për pastrimin e Prishtinës
Sport
Kosova ka nevojë për kapitenin e saj – Vedat Muriqi vjen në formë optimale para dy sfidave vendimtare
Teknologji
Çfarë është AFËR-i? Shërbimi që kontrollon shtëpitë dhe u qëndron pranë prindërve të mërgimtarëve në Kosovë
Politikë