Top Kolshi në Prokurori, dëshmon lidhur me vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit
Paraditën e së enjtës, Top Kolshi, i dyshuari për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në një arë me misër në fshatin Baicë të Lipjanit, është paraqitur në Prokurori, ku ka dhënë dëshminë e tij, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.
Kolshi ndodhet në paraburgim që nga 13 gushti i vitit 2025, nën dyshimet për përfshirje në këtë vrasje të rëndë.
Në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit, ai kishte deklaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste Bajraktarin, duke shprehur edhe pendesë për ngjarjen.
Ndërkaq, Enver Bajraktari ishte gjetur i vdekur dhe i groposur në një arë me misër më 4 gusht 2025, rreth një kilometër larg shtëpisë së tij. Fillimisht, ai ishte raportuar si person i zhdukur.
Sipas aktvendimit për caktimin e paraburgimit, dyshohet se Bajraktari ishte goditur me mjete të forta dhe më pas ishte ngulfatur, ndërsa trupi i tij ishte fshehur në një gropë të hapur në arën me misër.
Raporti i autopsisë kishte konstatuar se shkaku i vdekjes ishte ngufatja.
Kolshi dyshohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ishte gjetur një armë e tipit Zastava dhe 50 gëzhoja./IndeksOnline/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Anton Quni sqaron shërbimin ushtarak të djalit në Kroaci
Rama: E krijuam ndërmarrjen e re të pastrimit, qeveria na bllokoi, ne gjejmë zgjidhje
