← Kthehu te Ballina
Politikë 13/10/2026 22:32

Tiranë: Policët tërheqin protestuesin me këmbë të thyer (Pamje të rënda)

Tiranë: Policët tërheqin protestuesin me këmbë të thyer (Pamje të rënda)

Protesta në Tiranë ka eskaluar!

Derisa Policia e Shtetit deklaroi se në stacion janë shoqëruar mbi 20 protestues dhe janë lënduar të paktën 6 efektivë, pamjet në rrjete sociale po shpërfaqin situatën e rënduar atje.

Në pamje të publikuara nga shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shihen disa zyrtarë policorë duke bartur një protesues, shkruan

Në video shihet se protestuesi është kapur për gjymtyrë, teksa varur i rri kyçi i këmbës, që është i thyer.

Dëshmitarët pohojnë se i njëjti ishte pa ndjenja kur u kap në atë formë.

Kujdes, pamjet janë të rënda!

Reklamë