Tiranë: Gjykata e Lartë shtyen seancat, dëmtohen dosjet nga zjarri i protestës
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe dëmtimit të dosjeve gjyqësore nga zjarri i shkaktuar gjatë protestave më 17 tetor.
Në një njoftim për publikun, të publikuar më 20 tetor, institucioni bën të ditur se dëmet e shkaktuara në ambientet dhe infrastrukturën e gjykatës kanë ndikuar në zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, shkruan euronews.
Sipas Gjykatës së Lartë, seancat do të mbeten të shtyra deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve, vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore dhe rikthimit të kushteve të nevojshme për vijimin e punës.
Institucioni ka vënë në dispozicion kapacitetet e tij njerëzore për të përballuar situatën, ndërsa prioritet mbetet identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit të dëmtuar, si dhe garantimi i integritetit të dosjeve gjyqësore.
Gjykata bën me dije se palët e prekura nga kjo situatë do të njoftohen individualisht përmes të dhënave të kontaktit, ndërsa datat e reja të seancave do të publikohen në faqen zyrtare dhe kanalet e tjera të komunikimit të institucionit.
Gjykata e Lartë ka kërkuar mirëkuptimin e palëve ndërgjyqëse dhe të përfaqësuesve të tyre ligjorë, duke theksuar se rikthimi në normalitet kërkon kohë dhe kujdes për të garantuar vijimësinë e sigurt të proceseve gjyqësore.
Të rejat Lexo më shumë
“Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun
12 të mitur dyshohet se torturuan për orë të tëra një 14-vjeçar në Gjermani, mes të dyshuarve edhe shqiptarë
“35%”, Mo Salah thumbon keq Besiktasin pas fitores me Trabzonsporin