Sport
22/10/2026 23:17
“Tik-tak”, Pogba po i kthehet futbollit?
Paul Pogba ka ngjallur spekulime për të ardhmen e tij, pasi publikoi në Instagram një fotografi me mbishkrimin misterioz “Tic tac”.
Mesfushori francez, 33 vjeç, është pa klub që nga gushti, kur u nda nga Monaco.
Aventura e tij në Francë u kushtëzua nga dëmtimet, duke regjistruar vetëm gjashtë paraqitje.
SHBA-ja dhe Arabia Saudite janë përmendur si destinacione të mundshme për rikthimin e tij në fushë.
Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë marrëveshje, ndërsa mesazhi i fundit ka shtuar kureshtjen për hapin e radhës në karrierën e tij.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Aksident i pazakontë në Zvicër: Vetura përfundon brenda një furre buke, dëme të mëdha në lokal
Politikë
Tubim madhështor i “Listës së Studentëve” në Serbi, pamjet nga Beogradi
Sport
Bournemouth shkëlqen ndaj Milanit, gabimi i Maignan vulos humbjen e rëndë të italianëve
Politikë