Thyhet rekordi botëror për skuqjen e patateve
Komisioni i Patateve të Idahos, në bashkëpunim me zinxhirin e restoranteve “Spud Daddy”, ka përgatitur një porcion me 1,474 kilogramë patate të skuqura dhe ka thyer rekordin botëror të “Guinness World Records”.
Përpjekja për vendosjen e rekordit u zhvillua më 2 tetor në festivalin “Boise Potato Days” në Boise të Idahos, ku një ekip prej rreth 50 personash përgatiti patatet.
Për këtë rekord u përdorën rreth 1,700 kilogramë patate të papërpunuara të Idahos, të cilat u përpunuan dhe u skuqën në gjashtë fritezë. Pas përfundimit të procesit, pesha e patateve të skuqura ishte 1,474 kilogramë.
- YouTube www.youtube.com
Me këtë rezultat, Idaho e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 1,452.85 kilogramësh, i vendosur në Indi në vitin 2018.
Jamey Higham, president dhe drejtor ekzekutiv i Komisionit të Patateve të Idahos, tha se rekordi duhej të kthehej në Idaho, duke theksuar rëndësinë e patateve të prodhuara në këtë shtet.
Pas matjes dhe certifikimit zyrtar të rekordit, patatet e skuqura iu shpërndanë falas pjesëmarrësve të festivalit.
Sipas “Guinness World Records”, porcionin rekord e përbëjnë 668.6 kilogramë patate të skuqura, ndërsa rekordi u vendos zyrtarisht më 2 tetor 2026 në Boise.
Të rejat Lexo më shumë
“Po stërvitem fort çdo ditë”, Hysa me mesazh të veçantë para sfidës për titullin botëror
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë
Spiropali kritikon reformën territoriale në Kuvend: Nuk diskutojmë një reformë të vërtetë, do të votoj kundër