Politikë
20/10/2026 18:46
“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.
Pas përgjigjes së policisë, tubuesit kanë nisur të shpërndahen, raporon top channel.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin shqiptar të Mbrojtjes
Sport
Arsenali tenton t’ia rrëmbejë Milanit objektivin e merkatos, gati oferta për talentin që shkëlqeu kundër Interit në Champions
Lajme
Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor: Një zë që ta qetëson shpirtin
Politikë