Therje me mjet prerës në burgun e Durrësit - arrestohet i dënuari
Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka bërë arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, i cili dyshohet se ka përdorur një mjet prerës gjatë konfliktit.
Paralelisht, kanë nisur verifikimet për të zbardhur nëse ka pasur përfshirje apo shkelje nga punonjës të institucionit.
“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B
Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim. /Tch/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Kujtim Ahmeti nominohet nga SP Aargau për zgjedhjet parlamentare në Zvicër të vitit 2027
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel – kur BE-ja bie ndesh me vlerat që vetë i promovon
OKB: Angazhimi i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës për çarmatim bërthamor, do të ishte arritje e madhe për botën
