Themeluesit e FC Liria Berlin priten në Ambasadadën e Kosovës në Gjermani, theksohet roli i këtij ekipi në futsallin gjerman
Në Ambasadën e Kosovës në Berlin, u pritën në takim Bejtullah Makiqi dhe Sadik Murseli nga FC Liria Berlin, së bashku me diplomaten Vjollca Halimi.
Në faqen e kësaj ambasade në Facebook, u hodhën fotografi nga ky takim, duke treguar edhe se për çka u fol aty, shkruan
Gjatë takimit, u vlerësua kontributi ndër vite i Bejtullah Makiqit dhe Sadik Murselit, puna e tyre me të rinjtë dhe angazhimi për ruajtjen e lidhjeve me Kosovën përmes sportit.
Po ashtu, u theksua edhe rëndësia e diasporës si forcë që krijon mundësi, ndërton ura bashkëpunimi dhe kontribuon në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kujtojmë se FC Liria Berlin, i themeluar në vitin 1985 nga mërgimtarë nga Kosova, përfaqëson një histori të gjatë përkushtimi dhe organizimi sportiv në diasporë.
Ngjitja e klubit në Bundesligën gjermane të futsallit në vitin 2023 shënoi një arritje historike për klubin dhe komunitetin shqiptar në diasporë.
Të rejat Lexo më shumë
Klopp zbulon dhimbjen që nuk po e kapërcen dot pas vdekjes së Jotas
Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin bëjmë korrigjime në përputhje me kushtet reale ekonomike, qëllimi ynë është që buxheti të mbetet i qëndrueshëm
Aksion i Prokurorisë, AKI-së dhe Policisë, arrestohet një i dyshuar për fajde