Sport
31/10/2026 20:32
Thellohet kriza te Fenerbahçe, mposhtet në shtëpi!
Fenerbahçe pësoi disfatë 2-1 ndaj Goztepe në stadiumin ”Sukru Saracoglu” në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Turqisë.
Trajneri i përkohshëm i klubit Dirk Kuyt ka preferuar të fillojë ndeshjen me Romelu Lukakun si sulmues, ndërsa sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e nisi ndeshjen nga banka rezervë, dhe u inkuadrua ne minutën e 84-të!
Kjo humbje vjen vetëm pak ditë pas një tjetër goditjeje të madhe, humbjes 2-1 në derbin ndaj Galatasarayt, pas së cilës trajneri İsmail Kartal vendosi të japë dorëheqje, dhe që rrit edhe më shumë tensionet brenda skuadrës.
Katër ndeshjet e ardhshme të Fenerbahçes do të jenë këto përballje: Liverpool, Çorum, Kocaelispor dhe Shakhtar Donetsk.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t'u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë
Sport
Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion
Politikë
Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur
Lajme