← Kthehu te Ballina
Lajme 08/10/2026 18:15

Thatësirat prekin disa zona të Zvicrës, bëhet thirrje për grumbullim dhe kursim të ujit

Thatësirat prekin disa zona të Zvicrës, bëhet thirrje për grumbullim dhe kursim të ujit

Komuna e Domleschg, në kantonin Graubünden, ka paralajmëruar për mungesë të ujit në zonat Feldis dhe Scheid, pasi burimet e ujit kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga mesi i qershorit.

Sipas komunës, nëse rrjedha e burimeve vazhdon të bjerë me të njëjtin ritëm, furnizimi me ujë në Scheid mund të mos jetë më i mjaftueshëm nga mesi i dhjetorit, ndërsa në Feldis situata kritike mund të paraqitet që në fillim të nëntorit.

Për këtë arsye, komuna ka vendosur masa të menjëhershme për kursimin e ujit.

Ndalohet mbushja dhe rimbushja e pishinave, ujitja e hapësirave të gjelbra, si dhe larja e automjeteve, verandave dhe sipërfaqeve të ngjashme, shkruan Waston, transmeton

Banorëve u është kërkuar gjithashtu të bëjnë dushe të shkurtra në vend të banjove, të përdorin programet e kursimit të ujit në tualete dhe të vënë në punë lavatriçet dhe lavastoviljet vetëm kur janë plot.

Komuna këshillon që frutat dhe perimet të lahen në një enë, ndërsa uji i përdorur të shfrytëzohet për ujitjen e bimëve ose për shkarkimin e tualetit.

Autoritetet u rekomandojnë familjeve të mbajnë në shtëpi rezervë ujë të pijshëm për të paktën tri ditë, në rast të ndonjë emergjence ose ndërprerjeje të papritur të furnizimit.

Reklamë