Politikë
29/10/2026 13:01
Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorët komunalë, kanë vizituar punimet e asfaltimit që kanë nisur në rrugën te Xhamia, në fshatin Milloshevë.
Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat janë pjesë e investimeve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.
Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, asfaltimi do të vazhdojë edhe në rrugën “Molla e Kuqe”, rrugën te Krasniqt dhe rrugën te Viva Fresh në Milloshevë.
Punime janë planifikuar edhe në rrugën te Rilindja, në fshatin Lazarevë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Vrasja e Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Lajme
Gjendet drogë në rrethinën e Gostivarit, ndalohen tre persona
Politikë
Shiroka Pula riafirmon partneritetin strategjik të Kosovës me SHBA-në
Politikë