Sport
06/10/2026 11:46
“Tërmet” te Malisheva, largohet trajneri Bërdariq
Thomas Bërdariq nuk është më trajner i FC Malisheva.
Sipas informacioneve nga “GazetaBlic Sport”, Bërdariq është larguar vetë nga klubi për arsye që pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim, shkruan
Largimi i tij vjen në një moment të mirë për Malishevën, e cila e ka nisur sezonin në Superligën e Kosovës në mënyrë të shkëlqyer.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka regjistruar pesë fitore, një barazim dhe një humbje, duke grumbulluar 16 pikë dhe duke u renditur në pozitën e dytë në tabelë.