Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami përgjatë bregdetit perëndimor të Amerikës Qendrore dhe Jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti goditi përgjatë bregdetit jugor të vendit, njoftoi USGS. Epiqendra e tij ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba, shkruan The Guardian.
Instituti i Gjeoshkencave i Universitetit të Panamasë bëri të ditur se tërmeti ndodhi pak para orës 13:00 sipas kohës lokale, pranë qytetit jugor Tonosí. Sipas institutit panamez, pak më vonë, në orën 13:22, u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 6.0.
Gazeta lokale La Prensa raportoi se, në të gjithë vendin e Amerikës Qendrore, ndërtesat, shkollat dhe shtëpitë u evakuuan si pasojë e “lëkundjes së fuqishme të tokës”.
Të rejat Lexo më shumë
Gjashtë tendencat kryesore të modës për vjeshtën 2026 që do të dominojnë këtë sezon
Alarm në Cyrih, 80 për qind e shoferëve të taksive mund të zhduken brenda pesë vitesh
ASH: Mjaft me zvarritje, shqiptarët nuk do të presin edhe një dekadë