Tentoi të vidhte në një bankomat gjatë protestës, ndalohet 15-vjeçari
Policia e Tiranës ka ndaluar një 15-vjeçar i cili akuzohet se ka thyer bankomatin e një banke dhe ka tentuar të vjedhë para, gjatë protestës së të enjtes së kaluar.
“Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen”, tha policia.
Autoritetet shtuan se po punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të rejat Lexo më shumë
Reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: E shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin e pronës
Këta janë pesë basketbollistët më të dalluar të javës së pestë në Superligë
Pastrohen deponitë ilegale të mbeturinave në Dardania 3, Loxhë dhe Raushiq