Tensione edhe në Paris, policia përleshet me protestuesit
Makinave iu vu flaka dhe dyqaneve u plaçkitën në Paris të shtunën, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm që iu bashkuan demonstratave mbarëkombëtare kundër rritjes së kostos së jetesës dhe në mbështetje të ankesave të nxënësve të shkollave të mesme.
Zyra e Ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez, raportoi “një numër në rritje incidentesh të dhunshme” në të gjithë vendin, duke përfshirë sulme ndaj oficerëve, plaçkitje dhe dëmtime të ndërtesave publike.
Policia kreu të paktën 272 arrestime në të gjithë vendin, përfshirë Parisin, raporton LA Times.
Protestuesit në të gjithë Francën iu përgjigjën thirrjeve në mediat sociale për të ringjallur lëvizjen e “jelekëve të verdhë”, e cila u shfaq në vitin 2018 kundër padrejtësisë sociale.
Demonstruesit shprehën zhgënjim dhe zemërim të përhapur ndaj qeverisë, ndërsa çmimet e benzinës, energjisë dhe ushqimeve janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit.
Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shtyrë njerëzit që mbanin kapuçë dhe maska dhe që hidhnin fishekzjarre, gurë dhe sende të tjera drejt oficerëve në Place de la République, në verilindje të qendrës së qytetit të Parisit.
Clashes are unfolding at Place de la République in Paris, France. https://t.co/hFZf9Mw5rM
— Open Source Intel (@Osint613) October 17, 2026
Të rejat Lexo më shumë
Shtatë ushqime që përmbajnë më shumë hekur se mishi i viçit
Protestuesit “rrëmbejnë” trenin turistik në Francë – pamjet bëhen virale
Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë