Tension në fund të El Clásicos, “kapen” Bellinghami dhe Adeyemi
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi me nervozizëm të madh.
Portieri Andriy Lunin ndërhyri për të qetësuar situatën mes Jude Bellinghamit dhe Karim Adeyemit.
Fitorja 2-1 e Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou” u shoqërua me skena tensioni në minutat shtesë, kur emocionet e “El Clásico”-s dolën jashtë kontrollit.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨 بيلنقهام مع أديمي بعد نهاية القاء من زاوية اخرى🤯🤯 #برشلونه_ريال_مدريد #الدوري_الاسباني https://t.co/UpyQYbOChv
— عشق (@ISHQ577) October 25, 2026
Sipas Goal.com, gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje në favor të Kylian Mbappés, e cila shkaktoi protesta dhe shkëmbime të ashpra fjalësh mes lojtarëve, përcjell “Gazeta Express”.
Situata u tensionua edhe më shumë pranë këndores, ku Jude Bellingham dhe Karim Adeyemi u përballën me njëri-tjetrin.
Bashkëlojtarët u detyruan të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
👀| Bellingham with Adeyemi after the game. https://t.co/5w0RAzW8cO
— Kalshi FC (@KalshiFC) October 25, 2026
Momenti më i veçantë ishte ndërhyrja e portierit të Real Madridit, Andriy Lunin.
Ukrainasi doli nga zona e tij dhe përshkoi një pjesë të madhe të fushës për t’iu bashkuar lojtarëve dhe për të ndihmuar në ndarjen e tyre.
Ndërhyrja e tij ndihmoi në qetësimin e situatës, në një përfundim të tensionuar të një ndeshjeje me rëndësi të madhe për garën në La Liga.
Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim...
Të rejat Lexo më shumë
“E bllokoi Lamine Yamalin”, Rakitic i mahnitur nga taktika e Mourinhos: Barça e kishte të vështirë!
Flamuri i Austrisë ngritet në Komunën e Prishtinës
“VAR-i ishte në gjumë”, Mourinho shpërthen pas El Clásicos