← Kthehu te Ballina
Ekonomi 09/11/2026 00:17

Tender i ri nga KEK-u, parashihen mbi 21 mijë euro për furnizime

Tender i ri nga KEK-u, parashihen mbi 21 mijë euro për furnizime

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit për furnizim me material për zdrukthëtari, me vlerë të parashikuar prej 21 mijë e 640 euro.

Sipas njoftimit për kontratë, procedura është e hapur dhe kontrata parashihet të zgjasë 20 ditë nga data e dhënies së saj.

KEK-u ka përcaktuar si kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të ofrojnë edhe dokumentacionin teknik të produkteve që i ofertojnë, përfshirë katalogë ose përshkrime teknike, si dhe certifikatën ISO 9001:2015 të prodhuesit.

Për këtë aktivitet të prokurimit kërkohet siguri e tenderit në vlerë prej 1 mijë eurosh, me vlefshmëri prej 120 ditësh.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25 nëntor 2026, në orën 12:00. Ofertat pranohen vetëm në mënyrë elektronike përmes platformës e-Prokurimi.

Hapja e tenderëve është paraparë të bëhet në të njëjtën datë, në orën 12:00, në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë.

Reklamë