Lajme
06/11/2026 00:02
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Vlerat e temperaturave do të mbeten të ulëta edhe gjatë ditës së premte në Kosovë, ku termometri pritet të shënojë maksimalisht 11 gradë Celsius.
Gjatë ditës parashikohet mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat në orët e hershme do të zbresin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa minimalet pritet të jenë nga -1 deri në 2 gradë.
Ndërkaq, temperaturat maksimale do të sillen nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të jetë e lehtë, nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë
Politikë
Mucunski: Kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE-së, raporti nuk është kritikë por udhëzim
Sport
Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit
Lajme