← Kthehu te Ballina
Lajme 26/10/2026 22:02

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Gjakovës, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Gjakovës, arrestohet një person

Një person është arrestuar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Syla” në orët e mbrëmjes në Gjakovë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 18:00, në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. I dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë”, tha Krasniqi për

Sipas saj, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ajo ka bërë të ditur se me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se të shtënat me armë zjarri janë bërë për qërim hesapesh mes dy familjeve, Sylejmani dhe Vishaj.

Reklamë