Lajme
26/10/2026 13:16
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, Policia konfiskon gëzhoja dhe bastis dy shtëpi
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën “Fitorja” në Hajvali të Prishtinës, në orët e para të së dielës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, në orën 00:23, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja dhe një fishek.
Në kuadër të hetimeve, Policia ka bastisur edhe shtëpitë e dy të dyshuarve, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Garë e madhe nga tre kandidatë, kush po e fiton Topin e Artë 2026?
Lajme
Ndalet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
Ekonomi
Vendet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2026, ku renditet Zvicra?
Lajme