Të shtëna me armë në Prishtinë, një person përfundon i plagosur në QKUK
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa dyshohet se i plagosuri, mashkull kosovar, është vetëplagosur me armë zjarri.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar arma, një karikator dhe një gëzhojë.
“Rr. ‘Ndue Përlleshi’, Prishtinë 29.10.2026 – 22:30. Raportohet se është vetë plagosur me armë të zjarrit i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar: arma, një karikator dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Të rejat Lexo më shumë
Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren
Kuvendi i Gjilanit shqyrton raportin financiar për nëntë muaj, të hyrat vetanake tejkalojnë 4.2 milionë euro
Trump për zgjedhjet në Brazil: Turp i madh