Lajme
12/10/2026 20:46
Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet pistoleta
Një armë zjarri është sekuestruar pas të shtënave gjatë një ahengu familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar prova dhe kanë identifikuar të dyshuarin, E.B., 22-vjeçar.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një pistoletë me karikator, si dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Qëndrimi i gjatë ulur rrezikon shëndetin, mjafton të ngriheni për dy minuta çdo gjysmë ore
Politikë
Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës
Politikë
Nis rikonstruktimi i rrugëve në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës
Lajme