Të paktën pesë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Pakistan
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u lënduan kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në provincën lindore të Punjabit në Pakistan, herët të martën, raportuan mediat lokale.
Të 14 vagonët e trenit "Rehman Baba Express" dolën nga shinat pranë urës Sher Shah në Multan, raportoi Geo News, duke cituar zyrtarë të policisë dhe të ekipeve të shpëtimit.
Treni po udhëtonte nga qyteti portual jugor i Karaçit drejt Peshavarit në veriperëndim kur ndodhi aksidenti, rreth orës 05:15 të mëngjesit, sipas një pasagjeri.
🚨 BREAKING NEWS 🚨The Rehman Baba Express, travelling from Karachi to Peshawar, derailed in Multan. Fourteen coaches went off the tracks, leaving four passengers dead and more than 30 injured. https://t.co/CzQu3XzB7R
— KZ Update (@kzupdate_77) October 13, 2026
Ekipet e shpëtimit mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe i dërguan të lënduarit në spitalin Nishtar në Multan.
Zyrtarët thanë se ishin kontrolluar 13 vagonë, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdonin në vagonin e mbetur.
Kryeministri Shehbaz Sharif shprehu shqetësimin për aksidentin dhe udhëzoi autoritetet të përshpejtonin përpjekjet e shpëtimit dhe të siguronin trajtim të menjëhershëm mjekësor për të plagosurit.
Pakistani ka qenë dëshmitar i disa aksidenteve fatale hekurudhore. Në gusht të vitit 2023, të paktën 30 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u lënduan kur treni "Hazara Express" doli nga shinat pranë Nawabshah-ut, në provincën jugore të Sindh-it, sipas Geo News.
Të rejat Lexo më shumë
Pse lindi Adapt Academy? Ideal Vejsa flet për nevojën për më shumë praktikë në arkitekturë
Sulmohet fizikisht nga tre persona të maskuar mjeku në fshatin Konaj në Mirditë
Lionel Messi do të tërheqë vëmendjen me një rol kryesor në ceremoninë e Topit të Artë