Taravari: Është koha për ndryshimet kushtetuese dhe avancimin drejtë rrugës së integrimit evropian
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Taravari në takim theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
"Sot zhvillova një takim shumë të frytshëm dhe produktiv me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Michalis Rokas.
Diskutuam për zhvillimet aktuale politike, perspektivën evropiane të vendit dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm. Vizita e fundit e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka krijuar një momentum të ri, të cilin duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht.
Besoj se është koha për hapa konkretë, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për avancimin e reformave që do ta çojnë vendin përpara në rrugën drejt BE-së.
Integrimi evropian mbetet prioriteti ynë dhe rruga drejt një të ardhmeje me më shumë zhvillim, stabilitet dhe prosperitet", shkruan Taravari në rrjetet sociale.
Të rejat Lexo më shumë
Messi, Kane dhe debati i pafund për Topin e Artë: Kush e përcakton futbollistin më të mirë në botë?
Njeriu më i shëmtuar në botë vuan nga një sëmundje e tmerrshme: Muskujt i shndërrohen në kocka
Me negocim, MPB-ja lidh kontratë mbi 2.1 milionë euro për pasaporta