Takimi i Haxhiut me Rrjetin e Grave, Kuvendi s’njofton për kërkesat e tyre, lëshon komunikatë të përgjithësuar
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës. Në komunikatën për media, shtohet se, Haxhiu me përfaqësueset, ka diskutuar për ‘’përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre’’.
Më tej shtohet se, Haxhiu ka çmuar punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen për t’i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme.
Ndryshe, gjatë këtij takimi, siç ka bërë të ditur Rrjeti i Grave të Kosovës, janë parashtruar disa kërkesa, ku ndër të tjerash janë: ndryshimin e Kodit Penal për përfshirjen e femicidit dhe dhunës së kryer përmes teknologjisë, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për punëtorët socialë dhe për shërbimet e specializuara për mbrojtjen dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Komunikata e plotë i Kuvendit:
Kryetarja Haxhiu priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat diskutoi për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.
Në takim Kryetarja Haxhiu shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të çuar gjatë kësaj legjislature më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit.
“E çmoj veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen për t’i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme”, theksoi Kryetarja e Kuvendit.
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...
Të rejat Lexo më shumë
Gjykata e Lartë rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Chivu kërkon hakmarrje ndaj Milanit: Interi duhet të japë gjithçka në derbi
Bayern Munich planifikon udhëtimin historik në Kenia, ndeshje miqësore luksoze dhe përfitime miliona eurosh